(Video) Mbi 110 mijë franga ndihma nga klubet shqiptare në Zvicër për Shqipërinë

Grenchen/Bern, me 15 Dhjetor 2019

FC Prishtina Bern, FC Tetova Basel, FC Besa Biel/Bienne, Klubi i Motoristëve PLISAT, FC Besa St. Gallen, FC Dardania St. Gallen, janë disa prej klubeve shqiptare në Zvicër, të cilët realizuan aksione për grumbullimin e ndihmave për Shqipërinë, pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Në emisioni Sporti Shqiptar në Zvicër në TV Syri të udhëhequr nga gazetari Kasam Selimi, u bashkëbisedua për humanizmin e klubeve shqiptare.

Skënder Halili nga FC Prishtina e Bernës, Fatmir Osmani, kryetari i FC Tetovës së Basel-it, Emrush Osmani, përfaqësuesi i FC Besës së Biel/Biennës, Naim Nuredini, nënkryetari dhe arkëtari i Klubit të Motoristëve Plisat si dhe Fikret Junuzi, Organizator në Klubin e Motoristave Plisat, rrëfyen se si dhe sa mjete arritën të mbledhin të t’i dalë në ndihmë Shqipërisë dhe Shqiptare që në momentet e para të tërmetit me pasoja të mëdha. Janë mbi 110 mijë franga zvicerane të grumbulluara nga të gjitha gjashtë klubet.

Për më tepër, ndiqeni emisionin e parë Sporti Shqiptar në Zvicër në TV Syri.

Sporti Shqiptar në Zvicër, transmetohet çdo të Hënë në TV Syri në Zvicër dhe gjithashtu mund ta gjeni edhe në kanalin zyrtar të TV-së në Youtube, si dhe në dritaren informative www.radiovala.com.

 

@Kasam Selimi

@www.syri.tv

@www.radiovala.com

@www.albsport.ch

9,842 total views, 1 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *