FC Iliria për herë të dytë e fiton Kupën e Solothurn-it në Futboll (Foto)

Zhuchwill (SO), me 30 Maj 2019

FC Iliria për herë të dytë në historinë e klubit, ka fituar Kupën e Solothurn-it në Futboll, përcjellin albsport.ch dhe radiovala.com.

Në finalen e zhvilluar në Zuchwill, ekipi shqiptar ngadhnjeu kundër FC Grenchen 15, me rezultat 3:1.

Avdi Halimi, Alban Jahiu dhe Mattia Sasso me golat e tyre ndihmuan ekipin që e udhëheq trajneri, Vilson Dedaj, për të siguruar fitoren që në gjysmë pjesën e parë të takimit.

Ky është Trofeu i dytë i FC Ilirisë në Kupën e Solothurn-it. Për herë të parë futbollistët e FC Ilirisë këtë sukses e kishin në sezonin 2015/16-të. Atë vit përveç Kupës, FC Iliria e shpall edhe Kampion i Solothurn-it në Ligën e 2-të.

@Kasam Selimi

@RadioVala

@Albsport.ch

407 total views, 2 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *