Jo vetëm meshkujt, shënojnë Kristina Maksuti dhe Florijana Ismaili në Zvicër

E Diel, me 10 Shkurt 2019

Kristina Maksuti dhe Florijana Ismaili, dy futbollistet shqiptare me më shumë gola në Ligen e Femrave të Futbollit në Zvicër, raundin kthyes të sezonit 2018/19, e kanë nisur me gola me ekipet e tyre, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Makusti e ka shënuar golin e fitores 1:2 për ekipin e FC Lugano Femminile, në minutën e 50-të, në takimin kundër Basel-it. Anila Bytyqi nuk është aktivizuar aspak në këtë takim për ekipin nga kantoni i Ticino-s. Te ekipi vendas, Vanesa Hoti ishte e inkuadruar në lojë deri në minutën e 76-të të takimit.

Florijana Ismaili, kapitenia e BSC Young Boys-it, edhe në ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2019, ka shënuar gol për ekipin e saj. Ismaili e rriti epërsinë në minutën e 41-të në 2:0 për ekipin e saj nga Berna. BSC YB-ja fitoi 3:1 FC Yverdon Féminin-in. Përveç Florijanës, te YB-ja 75 minuta zhvilloi edhe futbollistja tjetër shqiptare, Mimoza Hamidi. Qëndresa Krasniqi nga ana tjetër te ekipi i Yverdon luajti nga fillimi e deri në fund të takimit.

Ndeshja FC Zürich Frauen – Servette FC Chênois Féminin, nuk është zhvilluar për shkak se shumë futbolliste te ekipit mysafir kanë qenë të sëmura.

Në javën e 15-të të NLA Ligës së Femrave në Futboll janë arritur këto rezultate:

BSC Young Boys – FC Yverdon Féminin 3:1

FC Basel 1893 – Lugano Femminile 1:2

FC Luzern – Grasshopper Club Zürich 3:0

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

1,829 total views, 1 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *