FC Sion-in e shpëtojnë Lenjani dhe Kasami, asiston edhe Fazliu, Kukeli u rikthye pas një viti

E Diel, me 10 Shkurt 2019

FC Sion-i ka marr një barazim të vështirë në javën e 20-të të Super Ligës së Zvicrës në Futboll, në takimin kundër Lugano-s, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Barazimi me rezultat 2:2 për ekipin nga Wallis-i, e siguruan dy futbollistët shqiptarë, Ermit Lenjani dhe Pajtim Kasami.

Pas goditjes së lirë të Adryan-it në minutën e 25-të, Noam Baumann-i, portieri mysafir nuk arriti ta pret mirë topin drejt portës së tij dhe këtë gabim e shfrytëzoi Ermir Lenjani, i cili e dërgoi topin në rrjetë dhe solli barazim 1:1.

Në rastin e fundit të ndeshjes, vendasit arritën ta shfrytëzojnë, me gol vendimtar, duke shpëtuar nga humbja. Pajtim Kasami e realizoi goditjen e këndit, në minutën e 4-të shtesë të ndeshjes. Më së miri u gjend Birama Ndoye dhe me kokë e shënoi golin e një pikëshit.

Momenti tjetër i mirë për Sion-in, ishte rikthimi i futbollistit shqiptarë me shumë përvojë, Burim Kukelit. Ai ka munguar plotë një vit dhe nuk ka qenë pjesë e skuadrës në 16-të ndeshje nga sezoni i shkuar dhe 19-të ndeshje nga sezoni aktual.

Për Sion-in, përveç Kasamit, Lenjanit dhe Kukelit, 85 minuta zhvilloi edhe talenti Bastien Toma.

Përballë katërshes shqiptare të Sion-it ishin dyshja shqiptare e Lugano-s, Valon Fazliu dhe Armando Sadiku. Fazliu u fut në lojë në minutën e 56-të dhe asistoi në golin e epërsisë për mysafirët në minutën e 77-të. Në ndërkohë “Bomberi”, Sadiku u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch ffffffffff

1,987 total views, 5 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *