Ensar Huruglica, i dyti në listën e golashënuesve në kampionatin U16 në Zvicër (Video)

 

E Hënë, me 12 Dhjetor 2018

Ensar Huruglica, mesfushori i talentuar shqiptar i SC Kriens-it (LU), renditët i dyti në listën e golashënuesve në kampionatin U16 të Zvicrës, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Pesëmbëdhjetëvjeçari Huruglica është golashënuesi më i mirë në ekip, me 10-të gola dhe i dyti në kampionat, vetëm tre gola prapa vendit të parë.

Të shtunën, Ensar Huruglica shënoi një gol të klasit botëror, në fitoren e thellë 10:1 kundër Team AFF-FFV Fribourg-ut.

SC Kriens-i mban pozitën e 2-të në tabelë, me 21 pikë, shtatë më pak se ekipi i pozitës së liderit, FC Concordia Basel-it.

Huruglica është futbollist i FC Luzern-it dhe aktualisht është huazuar në ekipin e dytë më të mirë në këtë kanton, SC Kriens.

Rikujtojmë që Ensar Huruglica, sezonin e shkuar me SC Kriens-in u shpallën Kampion të Zvicrës në U15. Huruglica është i lindur me 27 Maj të vitit 2003, në Gjilan dhe tani bashkë me familjen ai jeton kantonin Luzern-it.

 

@Kasam Selimi

@RadioVala.com

@Albinfo.ch

@Albsport.ch

 

FOTOT: https://www.dechiara-fotograf.ch/

624 total views, 2 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *