Me tre golat e futbollistëve shqiptarë, FC Rapperswil-Jona siguron barazim (Video)

E Premte, me 30 Nëntor 2018

Një mbrëmje e “çmendur” futbolli është zhvilluar në ndeshjen e parë të javës së 16-të në Challenge
ligën e Zvicrës, midis FC Vaduz-it dhe FC Rapperswil-Jona-s.

Ndeshja u mbyll me fitore të mysafirëve me rezultat 2:3. Lojtarët e mbrëmjes padyshim se janë tre
futbollistët shqiptarë të FC Rappit që shënuan tre gola dhe një asistim, njofton Albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Të parët në epërsi kaluan vendasit herët, në minutëm e 6-të. Nê minutëm e 30-të vjen goli i
shqiptarëve, asiston Lavdrim Rexhepi dhe realizon Egzon Shabani. Tëtë minuta më vonë, nëshkrimi i
ri i FC Rapperswil-Jona-s, Lavdrim Rexhepi e çon në epërsi ekipin e tij, me rezultat 1:2 mbyllet edhe
pjesa e parë.

Te vendasit një protgonist dhe meritor për barazimin bëhet edhe një tjetër futbollist shqiptar, Sadik
Vitija i cili asistoi për golin e Milan Gajic-it në minutën e 65-të.
Jodel Dossou me e përmbysi rezulatin dhe ia riktheu epërsinë ekipit vendas.

Egzon Kllokoqi në minutën e 93-të i dha përfundim takimit, me një gol të realizuar me thembër.

Nuk kishte fitues, ndeshja u mbyll me rezultat 3:3.

Video dhe Foto: SFL

567 total views, 1 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *