Durim Racaj rikthehet te AFM Futsal Maniacs në Super Ligen e Zvicrës

Wettingen/Aargau, më 7 Tetor 2018

Sezoni i ri në kampionatin zviceran të Futsallit e gjen me klub të ri futbollistin shqiptar, Durim Racajn, përcjellin radiovala.com dhe alsbsport.ch.

Për shkak të ndëshkimit me shtatë lojë mos lojë, mesfushori mungoi në katër takimet e sezonit të shkuar te ish klubi i tij, Futsal Minerva dhe do të mungoj edhe në tre ndeshje te klubi i ri, AFM Futsal Maniacs.

“Unë kurrë nuk ju kam tërheq Futsalit krejt, dhe si mas mendimit tim, njëherë është e pamundur, kur e donë e donë. Tash luj te AFM Futsal Maniacs ku edhe kum luajtur para se të kaloj në Bern. Për mua kalimi prej Futsal Minerva tek Futsal Maniacs ja vlen në çdo aspekt”, deklaroi 27 vjeçari Durim Racaj në deklaratën dhënë për radiovala.com dhe albsport.ch.

“Ekipi më ka pritur shumë mirë, janë mjaftë të kënaqur si jam rikthyer. Sidomos dhe traineri me stafi që e kanë kërkuar çdo vit prej si kam kaluar në Bern. Janë shumë të kënaqur që kam vendos te kthehem. Sipas mendimit tim kemi shumë potencial, kem lojtar mjaftë të mirë dhe kërkojmë titullin këtë sezon. Besoj se kemi shanse të mira”, shprehet Durim Racaj.

Racaj në sezonin pranveror u aktivizua te klubi shqiptar i futbollir, FC Eagles Aarau të cilët i ndihmoi të ngjiten në ligen e 2-të Ndërrajonale të Zvicrës.

@Kasam Selimi @radiovala.com @albsport.ch

1,605 total views, 1 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *