Diellza Sejdijaj edhe njëherë konfirmon se është e para në Zvicër (Video)

Laussane, me 21/22 Prill 2018

Karateistja shqiptare Diellza Sejdijaj edhe në garën e dytë nga katër sa luhen në Ligën e Zvicrës në Karate ka konfirmuar se është e pa konkurrencë. Ajo ka triumfuar në kategorinë Kumite Individual U18 +59, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Gara e dytë u mbajt me 21 dhe 22 Prill në kryeqytetin Olimpik, në Lozanë, ndërsa gara e parë u mbajt me 10 dhe 11 Mars në Luzern.

Diellza Sjedijaj është anëtare e Karateschule Schötz/Wauwil.

Garat e radhës do të luhen me 21 dhe 22 Prill në Lozanë, me 8 dhe 9 Shtator në Neuchatel dhe me 17 dhe 19 Nëntor do të mbahet Kampionati i Zvicrës në Aarberg.

Kujtojmë që në vendet e para në garat e Lozanës janë ngjitur edhe karateistet tjera shqiptare, Dielza Ulluri në kategorinë Kumite Individual, për Seniore -68, Aurora Mustafa në kategorinë Kumite Individual, U14 +46 dhe Kron Osmani në kategorinë Kumite Individual male U18 -55.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

1,859 total views, 2 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *