Rexhep Islami kurorëzon fitoren e dytë në boksin Amator

Volketswil, me 24 Mars 2018

Rexhep Islami ka ngadhënjyer në ndeshjen e dytë të boksit Amator, kundër Georgios Poulpoulos në mbrëmjen e luftërave të zhvilluar të Shtunën në mbrëmje në Volektswil të Cyrihut, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

“Falënderim i parë i takon All-llahut që më dha forcën dhe mundësit të bëhem fituesi i kësaj ndeshje, falënderim i dytë shkon për trajnerin tim Shpendi Etemi dhe Xhemi Etemi, për kujdesin që me bën. Falënderim i tretë për Sponsoret e mbrëmjes LA- PERFORMANCE (Lirim Allka) HAUS TECHNIK (Rini Allka-Maliq Haziraj) WRAP TECH (Lindim Allka) SG BAU (Sokol Rifati). Falënderimi i tjetër shkon për gjithë mbështetjen e madhe që më dhatë dhe gjithë shkrimet dhe fjalët dhe urimet e bukura që i kisha nga të afërmit, bashkëfshatarët që na përkrahen nga afër, miqtë,shokët, ju faleënderojn nga thellësia e shpirtit tim për fjalët e bukura që me japin vullnet dhe forcë ju kam për zemër me respekt”, thotë Rexhep Islami pas fitores së arritur.

Për tu përgatitur me trajnerin Shpend Etetmi, Rexhep Islami ka udhëtuar dy orë deri ne Cyrih.

23 vjeçari nga Ladorishti i Strugës me stërvitjet në Boks ka filluar para tetë vitesh, kurse tash e dy vjet jeton në Zvicër, ku gjithashtu ka vazhduar për tu stërvitur, pa mos i ndërprerë aspak.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

2,049 total views, 1 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *