FC Prishtina kapërceu pengesën e parë në sezonin pranveror (Video)

Bern, me 10 Mars 2018

FC Prishtina e Bernit ka kapërcyer pengesën e parë në fillim të sezonit pranveror në Ligën e 2-të Ndërrajonale të Zvicrës, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Me rezultat bindës 4:2, ekipi shqiptar mposhti FC Alschwilin në ndeshjen e zhvilluar në Bodenweid në Bern.

Mysafirët të parët krijuan epërsinë në nisje të ndeshjes. Edmond Lekaj në minutën e 15-të dhe Kwabena Duah në atë të 17-të përmbysën rezultatin. Stefano Lucchi barazon rezultatin në minutën e 29-të, mirëpo Gzim Zahiri katër minuta më vonë e riktheu epërsinë. Zenel Krasniqi në minutën e 90-të veçse e vulosi fitoren e parë të sezonit pranveror.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

756 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *