Vëllezërit Ademi të gatshëm për kampionatin e boksit të Zvicrës

Biel/Bienne, me 27 Shkurt 2018

Dy boksierët e rinj shqiptar në Zvicër, vëllezërit Festim dhe Hadis Ademi të Shtunën dhe të Dielën do të marrin pjesë në kampionatin zviceran të boksit, përcjellin ekskluzivisht RadioVala dhe Albsport.ch.

“Me dhe Festimi do ta përfaqësojmë BoxClub Burgdorfin, në kategori të ndryshme. Unë do të garoj në kategorinë deri në 80 kilogram dhe Festimi në 62. Po stërvitjet kanë shkuar sipas planit dhe pa lendime”, tha Festim Ademi, në prononcimin ekskluziv për RadioVala dhe Albsport.ch.

Kampionati i Zvicrës zhvillohet me 3 dhe 4 Mars në Luzern.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

918 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *