U zhvillua FC Tetova Silberpfeil Cup 2018, fitues doli Papa Joes

Basel, me 25 Shkurt 2018

Në Basel gjatë fundjavës në organizim të klubit të futbollit Tetova në bashkëpunim me Silberpfeill e zhvilluan turneun në Futboll të vogël, e ndërkaq fitues doli FC Papa Joes, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Vendi i parë ka fituar 1000 franga, fitues i vendit të dytë është FC Nankatsu me 500 Fr. dhe vëndin e tretë FC Kërçova me 150 Fr.

“Në emër të stafit falënderojm të gjithë mysafirët, pjesëmarrsit si dhe shikuesit.

Ishte një Eveniment fantastik, i gjithë turneu ka shkuar shumë mirë dhe ne si organizatorë jemi të kënaqur në të gjitha aspektet ashtu si edhe pjesmarrësit dhe shikusit. Një falënderim eksklusiv shkon për sponsorët tanë që e bëne këtë gjë të mundshme. Silberpfeil, Ria Financial, Pneuhaus Gysin, Peker Finance, Le Patron, Quality Reinigung, DiniFahrschuel, Itra38, AM Food, BK Gipsergeschäft, Eis Caffe Da Tony, Ibos Hammer Cafe, R.B GmbH, Swissallsecurity, Coiffer Böckten, ImediaHaus”, shpehet Fatmir Osmani, Kryetar i FC Tetova Baselit.

Ndryshe FC Tetova është klub që garon në SFS Seria B të Zvicrës.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

1,748 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *