Klubi shqiptar FC Eagles Aarau, Kampion dimëror të Asociacionit të Argaut në Futboll (Video)

Aarau, me 25 Shkurt 2018

Është klubi shqiptar FC Eagles Aarau fitues i kampionatit të 4-r dimëror të Asociacionit të Futbollit të Aargaut, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Në gjysmëfinalen e parë, FC Eagles e mundi me rezultat 3:1, FC Suhrin, ndërkaq në finale me fitore të pastër 2:0 ngadhënjeu ndaj FC Gontenschwil. Fitoren e Shqiponjave nga Aarau e ka ndihmuar loja e mirë dhe golat e Partiot Halitit. Kjo ka qenë në përballje midis dy ekipeve konkurrente në ligën e dytë të Aargaut, të cilët pretendojnë ngritjen në ligën e dytë ndërrajonale të Zvicrës.

Kapiteni i FC Eaglesit, Dardan Gashit ka lavdëruar lojën dhe kontributin e Patritot. Sipas Gashit, kjo fitore i jep besim ekipit për ta përfunduar me sukses ngritjen në një ligë më lartë.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albpsort.ch

Fotot: AFV

Video: FC Eagles

588 total views, 1 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *