Qyteti zviceran Burgdorf u ndau Mirënjohje boksierëve shqiptarë për suksesin e arritur

Burgdorf, me 27 Janar 2018

Qyteti i Burgdorfit në Zvicër u ka ndarë Mirënjohje katër boksierëve shqiptarë të Klubit të Boksit Burgdorf, Nuri Seferit, Sefer Seferit, Sazan Kimbo Memedit dhe Agron Xhilës për sukseset e arritura në vitin 2017, përcjellin Ekskluzivisht RadioVala dhe Albsport.ch.

“Është një nderë për neve dhe palesterën tonë te marrum Mirënjohje nga Qyteti i Burgdorfit. Dhe vlerësimi i qytetit Burgdorfit ishte një motiv kur sheh se më të lartit e një qyteti e vlersojnë punen dhe sukseset tona”, u shpreh për Radio Vala dhe Albsport.ch, boksieri Nuri Seferi, njëherit edhe Drejtues i Klubit të Boksit Burgdorfi.

Në Ceremoninë e Atletëve të organizuar nga Qyteti i Burgdorfit i Kantonit të Bernit, Nuri Seferit, mirënjohja i është ndarë për fitoren ndaj hungarezit Laszlo Hubert në mbrëmjen e Boksit me 1 Prill 2017, Sefer Seferit për fitoren ndaj brazilianit Marcelo Santosit, gjithashtu me 1 Prill.

E ndërkaq Juria profesionale, Sazan Memedit Mirënjohjen ia ka ndarë për titullin Kampion i Europës deri në 110 kg, kurse Agron Xhilës për fitoren kundër boksierit serb Branislav Plevsic.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

756 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *