Mr.Futboll, ekipi Fitues i turneut të FC Dardanisë së Baselit

Basel, me 21 Janar 2018

Ka përfunduar turneu i 3-të Tradicional në Futsal organizuar nga FC Dardania në Basel dhe fitues ka dalë ekipi Mr. Futboll, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Vendin e dytë dhe të tretë e kanë fituar FC Kosova dhe Klybeck Cafe&Bar. Ekipi më ferplay është zgjedhur Papa Joe’s 2.

Çmimin Lojtari më i mirë e ka fituae David S. nga FC Shkupi Geneva, Portieri më i mirë, Ilir Hoti Mr.Futboll.

“Edhe këtë Vit ishte një pjesëmarrje e madhe e ekipeve, gjithsejtë 29 Ekipe me lojtarë profisionistë, ku treguan ndeshje të bukura, me referim profesional me në krye me profesorin dhe Referin me të mirë shqiptarë z.Bekim Zogaj.Gjithashtu kësaj radhe ka qenë një pjesëmarrje e madhe e shikuesve, ku ishin rreth 600 shikues, ku patën mundsinë të argëtohen edhe me muzikë Live. Faleminderit ekipeve pjesëmarrëse, shikuesvre ,Referave dhe Stafit të mrekullueshëm që kanë bërë një punë të mrekullueshme”, thotë Besim Bublica

Spiko-President i FC Dardanisë.

Për vendin e parë është ndarë çmimi prej 1500 Frangash, për vendin e dytë 700 dhe për vendin e tretë 300. Çmimet i kanë sponsoruzuar, vendin e parë Dominik Schmid, Lojtar i FC Basel, vendin e dytë futbollisti Gjelbrim Taipi dhe vendin e tretë futbollistët, Vëllezërit Ajeti.

Turneu është mbajtur në Muttenz të Basel-Landit.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

948 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *