FC Dardania të Dielen në Basel organizon Turneun Tradicional në Futsal

Basel, me 20 Janar 2018
Në Muttenz të Basel Landit në Zvicër, Klubi i Futbollit Dardania, të Dielën (nesër) e organizon Turneun e 3-të në Futsall, përcjellin Albsport.ch dhe RadioVala.com.

Do të marrin pjesë 32 ekipe dhe do të ndahen disa çmime, njofton Enver Hajdari nga FC Dardania.

“Për vendin e parë do të ndahet çmimi prej 1500 Frangash, për vendin e dytë 700 dhe për vendin e tretë 300. Çmimet i sponsorizojnë, vendin e parë Dominik Schmid, Llojtar i FC Basel, vendin e dytë futbollisti Gjelbrim Taipi dhe vendin e tretë futbollistët, Vëllezërit Ajeti”, tha për Albsport.ch dhe RadioVala.com, Enver Hajdari, nga FC Dardania.

Ndeshjet e grupeve A deri në D do të luhen prej ora 9 në mëngjes e gjerë me ora 12, kurse nga grupet E e deri H prej orës 12:00 e deri në ora 14:45.
Pas ndeshjeve në grupe, do të pasojnë ndeshjet e fazës finale.

Turneu do të zhvillohet në Sporthalle Kriegacker, në Muttenz.

Address: Gründenstrasse 32, 4132 Muttenz

@Kasam Selimi @Albsport.ch @RadioVala.com

495 total views, 1 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *