Sukseset e sportit dhe sportistëve shqiptarë në Zvicër në vitin 2017

Bern, me 31 Dhjetor 2017

Në fund të vitit, në çdo sferë gjithmonë bëhet përmbledhja për të shikuar rezultatet përfundimtare, ato individuale dhe kolektive.

Ne, në këtë shkrim jemi ndalur në sferën e sportit, për arritjet e sportistëve dhe sportit shqiptar në Zvicër në vitin 2017.

Kemi marr veç ata sportistë/sportiste, klube që kanë arritur sukseset më të larta. Gjithnjë po publikojmë të dhëna të konfirmuara dhe verifikuara, të dhëna që kanë lenë gjurmë.

Vlerësojmë se Vendi i dytë i Valentin Marjakajt në Kampionatin Botëror të Bodybilldingut në Boston të SHBA-ve është suksesi më i madh i një sportisti shqiptar në Zvicër. Vali vendin e dytë e ka fituar në Kategorinë “Physique”.

Në Futboll, kemi veçuar arritjen e pesë futbollistëve shqiptarë të Kombëtares së Zvicrës që ndihmuan Zvicrën të kualifikohet në Kampionatin Botëror Rusi 2018. Janë Valon Behrami, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili.

Ngritja e FC Kosovës së Cyrihut nga Liga e 2-të Ndër rajonale në Ligën e Parë të Zvicrës dhe garat në Kupën e Zvicrës, deri në raundin e dytë kundër Rapperswil-Jonas nga Challenge Liga.

Ngritja e FC FC Tetovës së Cyrihut dhe KF Lirisë së Aaraut. Nga Liga e 4-r në Ligën e 3-të janë ngritur edhe FC Tetova e Cyrihut dhe KF Liria e Aargaut, Tetova në Ligën e Cyrihut ndërsa Liria në Ligën e Aargaut.

Kemi veçuar formën e mirë të dy futbollistëve shqiptar Albian Ajetit dhe Benjamin Kolollit që 2017-ën e mbyllin në TOP 3 e golashënuesve në Super Ligën e Zvicrës, me 8 dhe 7 gola të shënuar në gjysmësezonin vjeshtor 2017/18. Albiani dhe Benjamini kanë qenë të zgjedhur në formacionet e javës në Zvicër.

Kur jemi te futbolli, nuk duhet harruar paraqitjen shumë të mirë futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boysit, Florijana Ismailit sidimos në sezoni vjeshtor të 2017-ës.

Padyshim se duhet veçuar edhe ngritja dhe zhvillimi i referit të vetëm shqiptar në Super Ligën zvicerane, Bekim Zogajt që këtë sezon është gati se çdo javë në ndeshjet e Super Ligës, por edhe pjesëmarrja në ndeshjet e UEFA Europa Ligë.

Në Futsal, viti 2017 ishte i suksesshëm për futbollistët e Futsal Minervas, Dardan Maksutajn dhe Durim Racajn që u shpallën Kampion të Zvicrës. Rezultat të mirë është duke arritur edhe klubi i vetëm shqiptar, Iliria e Solothurnit që mban vendin e dytë në Ligën Nacionale A të Zvicrës.

Në Automobilizëm, sukses i dalluar në vitin 2017-ën është ai Jasin Feratit, autombolistit të vetëm shqiptar në Zvicër. Ai u shpall Nën Kampion i Zvicrës në Automobilizëm në Kategorinë X30. Jasini gjithashtu arriti që të tërheq edhe vëmendjen e Ralf Schumaherit, dhe nga viti 2018 do të filloje edhe në ekipin e pilotëve të mirënjohur botëror, vëllezërve Schumacher, “KSM Schumacher Racing Team”.

Sukses Historik është ftesa për futbollistin Fitim Sadriji, që u bë futbollisti i parë në Kombëtaren e Zvicrës të futbollit në Rërë.

Në Hendoll, Albin Alili është golashënuesi më i mirë në vitin 2017 në Klubin e Hendbollit Kriens-Luzern dhe ndër 10 hendbollistët golashënues në Ligën e Hendbollit të Zvicrës, me 59 gola.

Në Boks dhe Kik Boks, Sazan Memedi u shpall Kampion në WKU Unioni Botëror i KickBoksit dhe Karatesë. Egzon Maliqaj, me 7 tituj Kampion i Zvicrës në boksin Amator e mbylli karrierën dhe nga viti 2018 pritet të nis në boksin Profesional.

Në Karate, Karateistet shqiptare Drenusha Sejdijaj dhe Alma Pollozhani kanë fituar Vendin e 2-të me Zvicrën në Kampionatin Evropian të Karatesë Shotokan në Kategorinë Kumiite U21, të mbajtur në Portugali në Nëntor 2017.

Ju kërkojmë ndjesë sportistëve dhe sportisteve shqiptarë që kanë arritur suksese dhe Ne nuk i kemi përfshi. Këto që i kemi veçuar i kemi ditur, për tjerët që i kemi harru, Ju lutem na ndihmoni ti përshijmë duke na ndihmuar ti identfikojmë. Na shkruani kur të mundni.

@Kasam Selimi @Albsport.ch @RadioVala.com

1,136 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *