Albetrit Ramiqi rikthehet te FC Kosova e Gjenevës

Gjenevë, me 23 Dhjetor 2017

Mesfushori, Albetrit Ramiqi është rikthyer te ekipi FC Kosova e Gjenevës, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

“Pas një largimi të shkurtër, ish lojtari ynë kthehet në FC Kosova Gjenevë. Është kënaqësi për neve që përsëri do ta kemi në ekipin tonë dhe se bashku me Ne t’i arrijmë qëllimet tona. Njëkohësisht Albetriti i mbush 25 vite dhe shfrytëzojmë rastin ti urojmë gjitha të mirat në jetë”, thotë Qamil Sejdiu, Nënkryetar i FC Kosova Gjenevës.

Futbollisti Ramiqi shprehet se e ka pas të lehtë të vendos të kthehet të FC Kosova.

“Sa i përket rikthimit në FC Kosova Genève, ishte një vendim shumë i lehtë për mua. Suksesi nuk do mungon”, thekson Albetrit Ramiqi.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

2,761 total views, 2 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *