Ekipi Relaxit fitues i Besa Kupës 2017, merr pjesë edhe Naser Aliji i Kombëtares Shqiptare

Lyss, me 17 Dhjetor 2017

Ka përfunduar turneu Tradicional në Futboll të vogël Besa Cup 2017, të organizuar nga kryesia e klubit të futbollit FC Besa Biel/Bienne. Fitues i turneut të sivjetmë është ekipi i Relaxit, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Vendi i parë ka fitua një shpërblim prej 2 mijë frangash.

“Jemi shumë të kënaqur me mbarëvajtjen e turneut. Ishte një organizim shumë i mirë nga ana e kryesisë dhe morëm mirënjohje dhe lëvdata nga klubet pjesëmarrëse. Në Turne morën pjesë 32 ekipe me futbollistë profesional dhe cilësor nga Challenge Liga, Erste Liga dhe Promotin Liga. Do të veçojmë edhe pjesëmarrjen e futbollistit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Nasir Aliji. Kishte shumë lojëra spektakolare me ekipe shumë të motivuara. Falënderojmë edhe tifozët e pranishëm të cilët ishin në numër shumë të madh në Sallë”, thanë për RadioVala dhe Albspor.ch, nga kryesia e FC Besa Biel/Bienne, organizatorë të Turneut Besa Cup 2017.

Fitues të vendit të dytë dhe tretë janë ekipi i Parisit që ka fituar 600 franga dhe i Gauchos me 200 franga. Janë zgjedhur edhe futbollisti më i mirë i turneut, Eli nga ekipi i Relaxit dhe portieri më i mirë Joel Tschan nga ekipi i Gauchos.

Turneu u zhvillua në Sallën e Sportit Grien në Lyss të Kantonit Bernit.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

3,077 total views, 2 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *