Karateisti Kron Osmani debuton me fitore të Vendit të 3-të me Zvicrën në Kampionat Evropian

Basel, me 1 Dhjetor 2017

Me herën e parë që merr pjesë në një Kampionat Evropian, Karateisti shqiptar Kron Osmani ia ka siguruar Zvicrës vendin e 3-të nga Kampionati Evropian i Karatesë Shotokan, përcjellin @RadioVala dhe @Albsport.ch

Kron Osmani vendin e 3-të në Kategorinë Kumite U16 e ka fituar pasiqë paraprakisht i ka mundur garuesit nga Uellsi dhe Portugalia, ndërsa në gjysmëfinale ka humbur nga garuesi rus.

“Jam tepër i gëzuar me vendin e 3-të të fituar në Portugali. Ishte hera e parë që merrja pjesë në një Europian në Karatenë Shotokan dhe është një arritje shumë e madhe për mua. Është suksesi më i madh i arritur në vitin 2017”, tha ekskluzivisht për RadioVala dhe Albsport, Karateisti, Kron Osmani.

Gjithashtu në Portugali, Kron Osmani në kategorinë Kata e ka fituar vendin e 6-të.

Kampionati i sivjetëm Europian i Karatesë Shotokan u mbajt nga data 24 e deri me 26 Nëntor më Matosinhos të Portugalisë.

Kujtojmë që para dy javësh, Kron Osmani është shpallur edhe Kampion i Zvicrës në Karate.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

5,314 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *