Radio Vala me Gazetarin, Kasam Selimi, Akreditohen nga Federata Zvicerane për ndeshjen me Shqipërinë

Radio Vala me Gazetarin, Kasam Selimi, Akreditohen nga Federata Zvicerane për ndeshjen me Shqipërinë

Biel, me 20 Nëntor 2017

Në mesditën e ditës së Hënë ka arritur Konfirmimi i radhës për pjesëmarrje në një ngjarje tjetër sportive, të futbollit për Dritaren Informative Radio Vala me Gazetarin, Kasam Selimi.

Federata Zvicerane e Futbollit SFV, ka Akredituar Radio Valën me Gazetarin, Kasam Selimi për ndeshjen Kualifikuese për Kupën e Botës për Femra, midis Zvicrës dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet me 28 Nëntor në Tisot Arena në Biel/Bienne.

“Me këtë email, në Konfirmojmë Akreditimin tuaj për ndeshjen midis Zvicrës dhe Shqipërisë, me 28 Nëntor 2017, në Arena në Biel/Bienne në ora 19:00”, thuhet në Njoftimin e Zyrës së Medias të ekipit Kombëtar të Femrave të Zvicrës.

“Ashtu siç theksova edhe para disa ditësh, po konfirmohet puna e Radio Valës dhe kontributi Jonë që po bëjmë, sidomos këtu në Zvicër. E çmoj këtë Akreditim. Personalisht më jep motivim dhe shtytje të mos ndalëm së angazhuari sepse mundi vlerësohet. Dua të shprehim falënderimin tonë dhe timin për Federatën Zvicerane të Futbollit që na janë përgjigjur pozitivisht”, shprehet Gazetari i Radio Valës, Kasam Selimi.

Para tre ditësh, edhe Klubi më i suksesshëm Futollistik në Zvicër, FC Baseli e Akreditoi Gazetarin e Radio Valës për ndeshjen e ditës së Mërkurë që do të zhvillohet ndaj Manchester Unitedit.

Për herë të parë, Radio Vala dhe Gazetari, Kasam Selimi u Akredituan nga UEFA për ndeshjen e UEFA Super Kupë 2017, të zhvilluar në Shkup, në Gusht të këtij viti, midis Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

Kasam Selimi /Radio Vala

215 total views, 1 views today

Leave a Comment

(required)

(required)