Kololli kthehet nga lëndimi dhe bën gol (Video)

Lozanë, me 19 Nëntor 2017
Mbrojtësi i FC Lausanne-Sportit, Benjamin Kololli është rikthyer në ekip me një gol të shënuar ndaj FC Luzernit, përcjellin Radio Vala dhe Albsport.ch.

FC Lausanne-Sporti fitoi 3:1 ndaj FC Luzernit, e ndërkaq mbrojtësi i Kosovës e shënoi golin e tretë dhe të fundit për ekipin e tij.

Kololli duket i lumtur me golin e shënuar.

“U ktheva prej lëndimit me fitore”, shkruan Benjamin Kololli në faqen e tij në Facebook. Për Benjamin Kolollin ky ishte goli i tretë në këtë sezon.
K.Selimi /Radio Vala

Foto & Video: SFL / TeleClub Sport

197 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *