Florijana Ismaili shënon tre gola kundër Yverdonit

Bernë, me 18 Nëntor 2017

Futbollistja shqiptare e BSC Young Boysit, Florijana Ismaili ka shpërthyer në ndeshjen ndaj Yverdon Femine në javën e 10-të Ligës së Parë të Zvicrës, në kategorinë e Femrave.

Me tre gola të shënuar në minutat e 55, 74 dhe 92, Florijana Ismaili ka qenë protagonistja e ndeshjes duke i siguruar tre pikët e reja klubi “Verdhë e Zi”, përcjellin Radio Vala dhe Albsport.ch.

Florijana ka arritur në kuotën e 7 golave, një më pak se vendi i parë.

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch
Foto: © Doris Studer

421 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *