Ismaili dhe Hashani dy “Shqiponja” që do përballën kundër njëra tjetrës në sfidën Shqipëri – Zvicër

Ismaili dhe Hashani dy “Shqiponja” që do përballën kundër njëra tjetrës në sfidën Shqipëri – Zvicër

Bernë, me 12 Shtator 2017

Florijana Ismaili dhe Saranda Hashani, të dyja janë futbolliste shqiptare, të dyja janë edhe zvicerane të natyralizuar, të dyja kanë luajtur në Kampionatin e Femrave në Zvicër e para të BSC Young Boys dhe e dyta për herë të fundit në FC Zürich (tani në BV Cloppenburg në Gjermani), shkruajnë Radio Vala dhe Albsport.ch.

Por, Florijana dhe Saranda kanë bërë një zgjedhje të ndryshme, për atë se cilën Kombëtare të Futbollit do ta përfaqësojnë.

Saranda Hashani futbollistja me prejardhje nga Mali i Zi ka zgjedhur që të luaj për Shqipërinë, e ndërkaq Florijana Ismaili me prejardhje nga Lugina e Preshevës ka zgjedhur Zvicrën.

E për herë të parë do të përballen Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Zvicrës. Për herë të parë do të përballen edhe Saranda dhe Florijana.

Ndeshja e parë Kualifikuese për Kampionatin Botëror 2019, midis Shqipërisë dhe Zvicrës do të luhet të Premten me 15 Shtator në ora 17:00, në Elbasan.

Florijana Ismaili është futbollistja e vetme shqiptare që luan për Zvicrën.
Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch
Foto: Blick.ch

1,613 total views, 2 views today

Leave a Comment

(required)

(required)