Boksieri, Sazan Memedi “Kimbo”: Ndjehem shumë mirë dhe jam i përgatitur për luftën e 23 Shtatorit (Video)

Boksieri, Sazan Memedi “Kimbo”: Ndjehem shumë mirë dhe jam i përgatitur për luftën e 23 Shtatorit (Video)

Olten, me 9 Shtator 2017

Boksieri gostivaras, Sazan KIMBO Memedi i cili jeton në Zvicër, me 23 Shtator, do ta zhvilloje një prej ndeshjeve kryesore në Mbrëmjen e Boksit që do të zhvillohet në Frauenfeld, shkruajnë Radio Vala dhe Albsport.ch.

“Kimboja”, është duke bërë stërvitje të vazhdueshme për ndeshjen e radhës.

“Jam në përgatitjet intensive dhe ndihem shumë mirë, gjithçka shkon sipas planit. Është një luftë për Prestigj dhe kundërshtari pritet të konfirmohet ditëve në vijim. Ushtrimet jam duke i bërë në Olten te Brothter Gym si dhe sparringet me Nuri Seferin dhe Vëllezërit Ademi”, theksoi për Radio Vala dhe Albsport, boksieri, Sazan Memedi.
Ndeshja e fundit e Kimbos ishte me 27 Maj, ku fitoi ndaj boksierit gjerman Vladimir Gros dhe e fitoi titullin Kampion Evropian, WKU në Kategorinë e rëndë.

Kasam Selimi /Radio Vala /Ablsport.ch
Video:

 

1,230 total views, 8 views today

Leave a Comment

(required)

(required)