Kundërshtari boksierit Ylli Rashiti në Frauenfeld do të jetë Nyilawila nga Tanzania

Kundërshtari boksierit Ylli Rashiti në Frauenfeld do të jetë Nyilawila nga Tanzania

Altstätten, me 28 Gusht 2017

Boksieri Ylli Rashiti duelin e 10-të në Boksin Profesional do ta zhvilloje me 23 Shtator 2017, në Frauenfeld.
Zyrtarisht është caktuar edhe kundërshtari i mbrëmjes i cili do të jetë Tanzaniani, Karama Nyilawila, transmetojnë Radio Vala dhe Albsport.ch.

“Gjendem në përgatitje që disa javë dhe shpresoj se do të tregoj meç të fortë me 23 Shtator, në Frauenfeld. Gëzohem për çdo përkrahje”, shprehet boksieri, Ylli Rashiti.

Kundërshtari i Yllit, Karama Nyilawila ka 44 ndeshje zyrtare, 24 fitore, 17 humbje dhe 4 barazime.

Ndeshjen boksieri shqiptar në Zvicër, Ylli Rashiti do ta zhvilloje në Festhalle Ruegerholz, në Fraunfeld.

Në Boksin Profesional, Ylli Rashiti ka zhvilluar 9 ndeshje, 8 prej të cilave i ka fitore dhe një barazim.

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

1,662 total views, 8 views today

Leave a Comment

(required)

(required)