Alma Pollozhani fiton vendin e dytë me Zvicrën në Kampionatin Botëror të Karatesë në Irlandë

Alma Pollozhani fiton vendin e dytë me Zvicrën në Kampionatin Botëror të Karatesë në Irlandë

Irlandë, me 18 Gusht 2017

Karateistja shqiptare në Zvicër, Alma Pollozhani ka arritur ta fitoj vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Karatesë Tradicionale të mbajtur në Limerick të Irlandës me 18 Gusht, transmetojnë ekskluzivisht Radio Vala dhe Albsport.ch.

Rezultati i Almës është më i miri për Zvicrën nga ky Kampionat. Alma Pollozhani ka fituar vendin e dytë, ndërsa garuesja tjetër zvicerane, Isenegger Leoni vendin e tretë.

“Kam fituar katër garuese dhe në finale humba ndaj karateistes belge. Jam fituese e vendit të dytë në kategorinë Kumite 19-21 vjeçare për femra. Ndjehem shumë mirë, erdhëm në Irlandë me një ndjenje shumë të mirë dhe me një dëshirë shumë të madhe për te arritur një vend ndër 3 me te mirat”, tha Alma Pollozhani, e cila është 19 vjeçare dhe vjen prej qytetit të Strugës dhe me Karate ushtron tash e dhjetë vite.

Në JKA World Championship në Irlandë kanë marr pjesë garues nga 52 shtete të botës dhe garat janë zhvilluar nga data 17-20 Gusht 2017.

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

4,714 total views, 10 views today

Leave a Comment

(required)

(required)