Boksieri Egzon Maliqaj në Shtator rikthehet në Ring

Boksieri Egzon Maliqaj në Shtator rikthehet në Ring

Aargau, me 4 Gusht 2017
Me një mbrëmje të madhe Boksi, boksieri shqiptar i Zvicrës, Egzon Maliqaj gjatë muajit Shtator 2017 do të kthehet në Ring, transmetojnë ekskluzivisht Radio Vala dhe Albsport.ch.
Lajmin e konfirmon edhe vet boksieri Maliqaj.
“Ndeshjen e radhës do ta kem me 16 Shtator ndaj një kundërshtari nga Hungaria, pra do të jetë përballje Zvicër – Hungari”, pohoi për Radio Vala dhe Albsport.ch, boksieri nga Suhareka e Kosovës, Egzon Maliqaj.
Ndeshja e fundit e Egzonit ishte në Maj, ku për herë të 7-të u shpall Kampion i Zvicrës në Boks, në kategorinë deri me 75 kilogram.
Mbrëmja e Boksit do të mbahet në Gebensdorf, në Kanton Aargau.

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

3,010 total views, 2 views today

kadmin

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Leave a Comment

(required)

(required)