Egzon Maliqaj e fillon me fitore Turneun Ndërkombëtar e Boksit në Paris

Egzon Maliqaj e fillon me fitore Turneun Ndërkombëtar e Boksit në Paris

Egzon Maliqaj e fillon me fitore Turneun e Boksit në Paris

Paris, me 20 Prill 2017

Boksieri shqiptar në Zvicër, Egzon Maliqaj e ka filluar me fitore Turneun e 11-të Ndërkombptar të Boksit “LES CEINTURES”, që për tre ditë me radhë mbahet në kryeqytetin francez, në Paris, transmeton Radio Vala.

Në luftën e parë në kategorinë deri 69 kilogram, Boksieri i Zvicrës, Maliqaj, ka fituar ndaj tre herë kampionit të Rumanisë, Karol Szabo.

Në gjysmëfinale, djaloshi nga Suhareka, Egzon Maliqaj do të ndeshet me italianin Alessio Mastonunzio.

Në Turneun e Parisit, marrin pjesë shtatëmbëdhjetë shtete si Franca, Italia, Sllovenia, Zvicra, Rumania, Kanada, Irlanda, Algjeria, Tunizia, Gjermania, Suedia, Polonia, Brazili.

K.Selimi/Radio Vala

4,941 total views, 1 views today

kadmin

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Leave a Comment

(required)

(required)