FC Prishtina Bern e filloi me epërsi ndeshjen ndaj FC Langenthal por e përfundoi me humbje

Bern, me 15 Tetor 2016

FC Prishtina e Bernës ka humbur edhe tre pikë në Ligën e 2-të Interregional – Grupi  3-të në Zvicër. Në javën e 10-të Prishtina u mposht në Bern nga FC Langethal me rezultat 1:2.

Bardhezinjtë e kryeqytetit kishin epërsinë prej 1:0 të krijuar herët që në minuten e 3-të me golin e Zenel Krasniqit. Mysafirët shpejtë e barazun rezultatin me Sandro Andrinin në minuten e 13-të. Në minutën e 67-të, Christofer Kurmann shënoi për 1:2 dhe ia mori fitoren Prishtinës.

Në fundjavë Prishtinën e pret një nga përballjet me të forta kundër liderit FC Bern-it.

K.Selimi /Albsport.ch

658 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *