Boksieri Ukë Smajli nuk njeh lodhje, triumfon ndaj italianit Andronico


Frauenfeld, me 14 Tetor 2016

Menjëherë pas rikthimit nga Kampionati Botëror i Boksit për Universitete të mbajtur në Tailandë, boksieri shqiptar Ukë Smajli ka zhvilluar ndeshjen e radhës, ku sërish i ka sjellë fitore Zvicrës, shkruan Albsport.ch.

Në ndeshjen e kryesore të mbrëmjes në boks të zhvilluar në Frauenfeld të Kanton Thurgau, Smajli ka fituar italianin Gianluca Andronico, në një paraqitje shumë të mirë edhe pse i lodhur pas udhëtimit të gjatë nga Tailanda.

“Ishin (italianët) boksier të fortë, por më më pak përvojë. Unë nuk kam qenë në gjende të mirë pas fluturimit 12-të orësh dhe gjithashtu edhe dorën nuk e kam mirë, por kam fituar”, theksoi për Albsport.ch, fituesi i Medaljes së Bronztë në Kampionatin Botëror të Boksit për Universitete në Tailandë, Ukë Smajli.

Smajli tani do të përgatitet për Kampionatin e Zvicrës që do të mbahet muajin e ardhshëm.
K.Selimi /Albsport.ch

1,355 total views, 1 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *