Opinion nga futbollisti shqiptar në Zvicër, Almuid Thaqi për paraqitjet e Përfaqësues së Kosovës

Biel/Bienne, me 12 Tetor 2016
Opinion për paraqitjen e Përfaqësues së Futbollit të Kosovës në dy ndeshjet Kualifikuese për Kampionatin Botëror, Rusi 2018

Nga Almuid Thaqi, Futbollist i FC Besa Biel/Bienne në Zvicër

•Eksperienca
Duhet të kemi parasysh kjo është loja e dytë, respektivisht loja e parë si organizator është Përfaqësuesja e Kosovës. Shtetet tjera kanë përvojë shumë vjeçare, sikur Kroacia. Kombëtarja e Kroacisë është një nga ekipet Favorite të Grupit, bile edhe pretendent për ta fituar Botërorin.

•Kualiteti
Kroacia ka një përfaqësuese shumë të shtrenjtë. Ajo i ka lojtarët me shumë vlerë që luajë në La Liga, Seria A, dhe shumë liga tjera. Lojtarët e Përfaqësues së Kosovës nuk luajnë në kësi liga, por ata kanë shumë potencial. Përfaqësues së Kosovës i vyen një trajner që ia dinë potencialin dhe ia shfrytëzon.

•Përshtypja
Përshtypjet e mia personale janë se kam qenë shumë i emocionuar që Kosova e ka organizuar një ndeshje kaq të madhe. Në aspektin profesional, sa i përket lojës, ka munguar koordinimi në mbrojtje. Në shumë sulme ka munguar koordinimi midis mesfushorëve dhe organizatorit të lojës. Ndërkaq sulmuesit nuk i kanë shfrytëzuar shanset që i kanë. Lojërat e ardhshme shpresoj për rezultate më të mira.

1,465 total views, 1 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *