Boksieri Egzon Maliqaj: Jam krenar që jam kthyer me Medaljen e parë në historinë e Zvicrës (Video)

Cyrih, me 10 Tetor 2016

Boksieri shqiptar, Egzon Maliqaj është kthyer në Zvicër, ashtu siç kishte premtuar, me Medalje të Bronztë nga Kampionati Botëror i Boksit për Universitete të mbajtur në Chiang Mai të Tailandës.

Maliqaj në Aeroportin e Cyrihut e priti nga familja e tij më e ngushtë dhe gazetari i Albsport.ch dhe RadioVala.com, Kasam Selimi i cili zhvilloi Intervistë drejtëpërdrejtë.

Egzoni ishte shumë i lumtur dhe krenar me Medaljen e fituar, e mbi të gjitha se ai është boksieri i parë që i sjell Zvicrës Medalje.

“Ndjehem shumë krenar që nuk kam ardhur me duart thatë, kaardhur me një Medalje. Nuk është Medalje e Artë, është e Bronzit, por është e para për Zvicrën”, tha Ekskluzivisht për Albsport.ch, boksieri Egzon Maliqaj.

Maliqaj vlerësoi lartë organizimin Turneut, e sidomos konkurrencën.

Për më tepër ndiqni Video Intervistën.

Kasam Selimi /Albsport.ch/RadioVala.com

537 total views, 1 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *