FC Besa Biel/Bienne fiton ndeshjen në çastin e fundit, Bendguigue shpëtimtar me tre gola

Biel/Bienne, me 9 Tetor 2016

Një ndeshje derbi me shumë gola, me epërsi dhe përmbysje të rezultatit ka qenë derbi i Ligës së 2-të Bern/Jura në Grupin e 2-të, midis FC Courtételle dhe FC Besa Biel/Bienne.

Vendasit kishin epërsinë prej 2:0 deri në minutën e 69-të. Jalal Bendguigue, futbollisti i FC Besës filloi misionin për përmbysjen e rezultatin dhe ia doli, duke shënuar tre gola, në minutën e 69 për 2:1, 84 për 2:2 dhe 90+4 për 2:3.

Me njëmbëdhjetë pikët e fituara nga 9 xhiro, FC Besa gjendet në vend të pestë me 11 pikë.

K.Selimi /Albsport.ch

682 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *