FC Tetova e Cyrihut ia mbush portën ekipit kundërshtar me 11-të gola

Cyrih, me 9 Tetor 2016
Ekipi shqiptar i FC Tetovës së Cyrihut e ka mbushur me 11 gola skuadrën e SV Seebach, në javën e 6-të të Ligës së Katër të Cyrihut – Grupi i 7-të.

Për gjashtë javë të zhvilluara, FC Tetova ka shënuar një rekord golash, 36 gola, më shumë se çdo skuadër tjetër.

Vijon raporti i përgatitur për ndeshjen, nga kryetari i FC Tetova, Basri Xhelili.

FC Tetova vs SV Seebach (5:0) 11:3

(Avdilsamet Sacipi & Muhamet Ramadani bombardojn portën e mysafirëve)
FC Tetova startoi sikur rufeja, mbrenda 7′ minutave vendosi shtyllat e fitores dhe shënoi 4 gola. Ekipi mysafirë u shokua nga këto sulme rëmbyese, kjo është e pa besueshme por realitet. Edhe njëherë më shumë vërtetohet kualiteti i mirë dhe harmonia e kësaj skuadre. Në min. e 1′ nga një sulm me kombinime sikur në librat e futbollit shënon Avdilsamet Sacipi për 1:0, kurse 1 minutë më vonë në min. e 2′ shënon përsëri Avdilsamet Sacipi për 2:0. Në min. e 5′ rëzohet në mënyrë të pa lejuar në 16-ëshe Erxhan Zeqiri kurse Arbitri menjëherë sinjalizoi tek pika e penaltis. Përgjithësinë e mori Armend Ramadani dhe shënoi pë 3:0. Makineria e golave sotë nukë kishte të ndalur, në min e 7′ nga një korner shënon me kokë Armend Ramadani për 4:0. Nga min e 8 deri në min e 27′ FC Tetova ecte topin në radhët e veta dhe priste të përfitoj nga gabimet e mysafirëve dhe kjo ndodhi në min e 28′ në të cilën shënon Muhamet Ramadani nga një gjuajtje të plasuar, portjeri preku me gishta por nukë mundi të ndaloj këtë golë për 5:0. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 5:0.
Pjesa e dytë filloi përsëri me intensitet të lartë dhe nga ky kontribut i jashtëzakonshëm ranë edhe 6 Gola të tjerë për Tetovarët. Duhet theksuar se në këtë ndeshje kishim dy golashënues të veçantë: Samet Sacipi shënon 5 Gola, kurse Muhamet Rmadani (hetrik) dhe vazhdon me dy hetrike me radhë.
Golashënuesit:
Samet Sacipi: (5 Gola), min, 1′, 2′ 48′, 57′, 73
Muhamet Ramadani: (3 Gola) min. 7′, 8′, 56′
Armend Ramadani: Penalty (1 Gol) min. 5′
Valdrin Kërqeli: (1 Gol), min. 67′
Omer Imeri: (1 Gol), min. 90′
Urime të gjithëve fitoren.
Forca FC Tetova
K.Selimi /Albsport.ch

622 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *