Dy Shqiponjat, Egzon Maliqaj dhe Ukë Smajli stolisën me medaljet e Bronzit në Kampionatin Botëror të Boksit në Tailandë

Chiang Mai, me 8 Tetor 2016

Në ditën e fundit të Kampionatit të 7-të Botëror të Boksit për Universitete të mbajtur në Chiang Mai të Tailandës, janë ndarë medaljet për fituesit e medaljeve, tre vendeve të para.

Me medalje të Bronzit u stolisën edhe dy boksierët e vetëm shqiptarë pjesëmarrës në këtë Kampionat, dy boksierët në Zvicër, Egzon Maliqaj dhe Ukë Smajli, shkruan ekskluzivisht Albsport.ch.

Medaljet e Egzonit dhe Ukës janë historike edhe në boksin shqiptar por edhe në atë zviceran, sidomos për shtetin helvetik të cilët për herë të parë bëhen me medalje nga një Kampionat Botëror të Boksit për Universitete.

Drejtuesit e faqeve informative Albsport.ch dhe Radiovala.com, urojnë boksierët Maliqaj dhe Smajli për medaljet e fituara.

Kasam Selimi /Albsport.ch /Radio Vala

303 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *