Ukë Ismajli sot bokson në Gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në Tailandë kundër kazakistanezit Akhmedov

Chiang Mai, me 7 Tetor 2016

Sot boksieri shqiptar Ukë Smajli në Gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të Boksit për Universitete që mbahet në Chiang Mai të Tailandës, do të përballet me boksierin nga Kazakistani, Ali Akhmedov, shkruan Albsport.ch.

Ndeshja e boksierit Smajli do të jetë në kategorinë 81 kg e Rëndë e lehta.

“Akhmedov është boksier shumë i fuqishëm po edhe me inteligjence në ring. Jam duke pritur me qejf këtë meç, se e njoh kundërshtarin tim prej një meqçi që e kam pas me të në Hungari ne shkurt te këtij viti. Unë si boksier më i madh do mundohem të mbaj në distancë dhe mos me luftuar me atë, por me boksuar. Është një sfidë e madhe, e unë dua me Ju treguar të gjithëve se jam bërë boksier ma inteligjent”, tha ekskluzivisht për Albspor.ch, boksieri Ukë Smajli.

Sot gjithashtu para ndeshjes së Ukë Smajlit do të bokson edhe boksieri tjetër shqiptar, Egzon Maliqaj, kundër boksierit nga Kazakistanit, Bekbolat Kuramyssov.

Kasam Selimi /Albsport.ch

313 total views, 1 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *