Diellza Sejdijaj, Karateistja shqiptare në Zvicër, fiton vendin e parë në Kupën Ndërkombëtare në Çeki

Diellza Sejdijaj, Karateistja shqiptare në Zvicër, fiton vendin e parë në Kupën Ndërkombëtare në Çeki

Pilzen, me 2 Tetor 2016

Karateistja shqiptare në Zvicër, Diellza Sejdijaj ka fituar vendin e parë në Kupën e 17-të Ndërkombëtare për Karate për fëmijë, të rinj dhe sendor – Euro Grand Prix, mbajtur në Pilsen të Republikës së Çekisë, transmeton Albsport.ch.

Diellza Sjedijaj ka fituar në garën Kumite Individual për Femra – Kadetet +54.

“Ndryshe se në Swiss League, ishte kjo gare ndërkombëtare, kishte më shumë kundërshtare, më të forta dhe të nivelit shumë më të lartë. Unë nuk i njihja kundërshtaret, edhe ato poashtu nuk me njihnin mua. Ishin dy minuta te mjaftueshme që ti shfrytëzoj dobësitë e kundërshtareve për të korrur një fitore. Kjo fitore është për pikë dhe ishte për disa herë më e lartë dhe më bëjnë një hap më afër për te u kualifikuar për Kampionatin evropian në ardhmen. Garat ishin shumë mirë të organizuara, ishte në orar të mirë me një Sallë sportive të madhe të përshtatshme për Turnir”, tha për Albsport.ch, Diellza Sejdijaj, fituese e vendit të parë në Kupën e 17-të Ndërkombëtare për Karate për fëmijë, të rinj dhe sendor – Euro Grand Prix, mbajtur në Pilsen të Republikës së Çekisë me 1 dhe 2 Tetor 2016.

Diellza Sjedijaj është e pa konkurrentë në Kategorinë e saj. Në rang listën e Federatës së Karatesë së Zvicrës, Diellza Sejdijaj aktualisht pa mos i llogaritur pikët e fituara në garat e Çekisë, në Kategorinë Kumite Individuale për Femra U16 +54, renditët e para me 166.50 pikë, ndërsa në Kata Individuale për Femra U16, ka 94 pikë dhe renditet e treta . Ajo garon në Klubin e Karatesë Shuyukan Karate Dojo Rüti(Shuyukan).

Kujtojmë që Diellza Sjedijaj gjatë muajit Shtator, në Ligën e Karatesë së Zvicër të mbajtur në Neuchatel/Neumburg të Zvicrës e zuri vendin e parë në Kategorinë Kumite Individuale për Femra U16 +54.

Kasam Selimi /Albsport.ch

 

13,324 total views, 8 views today

Attachment

Leave a Comment

(required)

(required)