Karateistja Diellza Sejdijaj fiton vendin e parë në garat Luftarake (Kumite) Kualifikuese për Ligën e Zvicrës

Karateistja Diellza Sejdijaj fiton vendin e parë në garat Luftarake (Kumite) Kualifikuese për Ligën e Zvicrës

Neuchatel, me 19 Shtator 2016

Karateistja shqiptare që jeton në St. Gallen të Zvicrës, Diellza Sejdijaj, anëtare e Klubit të Karatesë Shuyukan Karate Dojo Rüti, në garat e fundit për Kualifikim për 3. Swissleague të mbajtura në Neuchatel me 17 Shtator 2016, ka arritur dy rezultate të mira, një herë është radhitur në vend të parë dhe në garën tjetër në vend të pestë, shkruan ekskluzivisht Albsport.ch.

Në garat Luftarake Individuale për Femra, (Kumite Individual female) U16 +54, Diellza Sejdijaj nga klubi Shuyukan Karate Dojo Rüti është radhitur në vend të parë.

Në garat Teknike Individuale për Femra, (Kata Individual female) U16, karateistja Diellza Sejdijaj është radhitur në vend të pestë.
Dielza Sejdijaj është 16 vjeçare e lindur në vitin 2001 dhe garon në +54 kg U 16.

K.Selimi /Albsport.ch

21_09_2016_diellza_sejdijaj_karate-4 21_09_2016_diellza_sejdijaj_karate-3 21_09_2016_diellza_sejdijaj_karate-2 21_09_2016_diellza_sejdijaj_karate-1

13,517 total views, 1 views today

Attachment

kadmin

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Leave a Comment

(required)

(required)