Taulant Xhaka dhe Ezgjan Alioski luajtën 90 minuta përballë njëri tjetrit

Bazel, me 20 Gusht 2016

Dy futbollistët shqiptar Taulant Xhaka dhe Ezgjan Alioski luajtën përballë njëri tjetrit në javën e pestë të Super Ligës së Zvicrës. Xhaka luajti gjithë ndeshjen për ekipin e Bazelit, ashtu si edhe Alioski për ekipin e Luganos.

Në këtë takim mesfushori i Bazelit dhe i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të.

Ndeshja midis FC Bazelit dhe FC Luganos përfundoi me fitore të Kampionëve të Zvicrës me rezultat 4:1.

K.Selimi /Albsport.ch

744 total views, 5 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *