FC Prishtina shënon fitoren e parë në Ligën e 2-të Interregional

Bernë, me 20 Gusht 2016

FC Prishtina e Bernës ka fituar në ndeshjen e parë para publikut vendas në Stadiumin Bodenweid, në kuadër të javës së 2-të, të Ligës së 2-të, Interregional të Zvicrës.

Me rezultat të thellë 3:0, FC Prishtina e mposhti SV Muttenzin. Janë tre pikët e para të fituara për ekipin e Prishtinës në sezonin e ri.

Javën e kaluar, FC Prishtina u mposht minimalisht nga ekipi i FC Dornachit.

Objektivi dhe qëllimi kryesor i FC Prishtinës është mbetja në Ligën e 2-të Interregional dhe pozicionim në pjesën e epërme të tabelës.

K.Selimi /Albsport.ch

412 total views, 2 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *