FC Dardania e Lozanës fiton një pikë si mysafir ndaj FC Bulles

Lozanë, me 20 Gusht 2016

Ekipi i Dardanisë së Lozanës ka fituar një pikë mjaftë të vlefshme në javën e dytë të Ligës së 2-të Interregional, në ndeshjen ndaj FC Bulles.

“Dardanët” e Lozanës e kanë pasur rastin që nga kjo ndeshje të marrin edhe fitore të cilën e kanë pasur deri në minutën e 88-të, kur edhe kanë pësuar gol nga vendasit.

“Ekipi ynë Dardania në pjesën e parë pothuaj se 60% e kishim topin në posedim. Goli erdhi në inutën e 25-të nga Hristian Hristov, kështu që pjesa e parë u përmbyll 0:1. Në e pjesën e dytë, ekipi vazhdoj me të njëjtin formacion. Ishin tre raste shënimi nga Karim Diarra, mirëpo fati nuk ishte në anën tonë. Në minutën e 88-të, kur Dardania priste një 3 pikësh, arriti edhe barazimi pas një moskujdesje te mbrojtjes sonë, kështu që rezultati u përmbyll 1:1. Mos të harroj se portieri ynë Dardan Mifatri arriti ti stopon më shumë se 5 raste te 100%, mund te themi lirisht”, tha ekskluzivisht për Albsport, Servet Alimi nga FC Dardania.

FC Dardania nga dy ndeshje të zhvilluara ka një fitore dhe një barazim, me 4 pikë të fituara.

K.Selimi /Albsport.ch

713 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *