Ezgjan Alioski i FC Luganos, ftohet nga Maqedonia për ndeshjen me Shqipërinë

Lugano, me 18 Gusht 2016

Mbrojtësi shqiptar Ezgjan Alioski i cili luan në ekipin zviceran FC Lugano, është ftuar nga Reprezentacioni i Maqedonisë për ndeshje eliminatore për Kupën e Botës, kundër Shqipërisë, shkruan Albsport.ch.

“Një tjetër lojtar i Luganos thirret me ekipin kombëtar. Pas Mizrachi (Izrael) dhe Ponce (Venezuela) është radha e Ezjgian Alioskit. Lojtari “flokëverdhë” është thirrur për ndeshjen që Kombëtarja e Maqedonisë do ta luaj në Shqipëri me 5 Shtator, për kualifikueset për Kupën e Botës që do të mbahet në vitin 2018 në Rusi. Me këtë rast, Alioski mund të përballet me Sadikun dhe Veselin. Ish mbrojtësi dhe tani sulmues “Bardh e Zi”, ka marr shtatë thirrje në ekipin kombëtar”, njofton zyrtarisht klubi FC Lugano.

Ezgjan Alioski për herë të parë në Kombëtaren e Maqedonisë është ftuar në vitin 2013. Alioski nga viti 2016 luan në ekipin e Super Ligës së Zvicër, FC Lugano.

K.Selimi /Albsport.ch

875 total views, 5 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *