FC Iliria e Solothurnit kundër FC Schaffhausenit në Raundin e 2-të Kupës së Zvicrës

Solothurn, me Gusht 2016

Është hedhur shorti për Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës në futboll. Ekipi i vetëm shqiptar, FC Iliria e Solothurnit do të përballet me ekipin e njohur FC Schaffhausen nga Brack.Ch Challenge League, shkruan Albsport.ch.

Ky është suksesi më i madh historik i një klubi shqiptar në Zvicër, ku përballë do të ketë një klub nga një prej ligave më të forta të Zvicrës dhe një klub me histori dhe emër.

Ndeshja do të zhvillohet me 17 Shtator në stadiumin e Solothurnit.

Në Raundin e parë, FC Iliria e mposhti FC Grenchenin me rezultat 0:2.

Në ekipin e FC Schaffhausenit luajnë tre futbollistë shqiptar, Imran Bunjaku, Granit Lekaj dhe Shkelqim Demhasaj.

Kasam Selimi /Albsport.ch

17_08_2016_iliria_schaffhausen_kupa_e_zvicres_2

388 total views, 4 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *