FC Dardania e Bazelit e nisi me fitore sezonin edhe përkundër gjendjes së palakmueshme

Bazel, me 17 Gusht 2016

Ekipi i vetëm shqiptar që garon në Asociacionin Verior të Futbollit në Zvicër, FC Dardania e Bazelit, edhe përkundër gjendjes jo të lakmueshme që kalon, sezonin e ri 2016/17 në Ligënen e Dytë e ka filluar me fitore 5:3, ndaj AC Rossoneri.

“Kompliment i madh për gjithë ekipin, angazhimi maksimal me zemër nuk la për t’u vërejtur se në këmbë kishin vetëm 4 stërvitje pas pushimit”, thuhet komunikatën e klubit për ndeshjen.
Vijon raporti i plotë i ndeshjes i përgatitur nga FC Dardania Bazel.

Hiç më pak se 10 lojtar u larguan nga ekipi, tragjedia në këtë rast është se 4-5 lojtar treguan vetëm një javë para se të filloj kampionati se do t’a ndërrojnë ekipin, pra për mos t’i lënë kohë klubit kohë për të angazhuar lojtar të ri!

Edhe pse ekipi momentalisht gjendet në mënyrë të palakmueshme, pa trajner dhe pa lojtar të mjaftueshëm, ndeshja e parë kampionale kaloi për mrekulli duke startuar me fitore. Në portë ishte Leardi i cili në jetën e përditshme është sulmues te juniorët, pastaj në sulm luante Bujar Fazliu i cili është tërheq te ekipi dytë shkaku i kohës (ky ka tregu me kohë), kurse në bankën e rezervistëve figuronte edhe anëtari i kryesisë Enver Hajdari me 42 vite n’shpindë!

T’i kthehemi lojës, pra në portë me Leardin e cili ruajti portën për mrekulli, sidomos në pjesën e parë kur mbrojti një goditje të fortë, kurse në mbrojtje me dy rutinierët Shpend Mustafa dhe Ermir Amitin (ardhur nga FC Riehen) të cilët me qetësinë e tyre stabilizuan lojën për mrekulli, kurse në krahët majtas/djathtas Labinot Ameti (rikthyer nga FC Rheinfelden) dhe Endrit Mehmetaj dy lojtarë teknik të cilët herë pas here rrezikonin portën kundërshtare me vrapimet e tyre ofensive, mesfusha përbëhej nga i palodhshmi kapiteni ynë Bajram Salihu dhe Brilant Ramiqi në mes, majtas Jetoni Abazi (rikthyer nga FC Riehen) dhe djathtas Naser Murina, kurse në sulm Bujar Fazliu dhe Arbin Kurtaj.

1:0 minuta e 6-të Ermir Amiti më një pasim ideal lanson Arbinin i cili pason në mes ku aty ishte Bajrami i cili me një gjuajtje precize mposhtë portierin.

1:1 minuta e 23-të pas një korneri nga ana e majtë, Shpendi shënon fatkeqësisht me kokë për kundërshtarin, edhe pse ekipi ynë kishte 2-3 raste të mira, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

2:1 minuta e 60-të pas një kundërsulmi të bukur, Naseri i vetmuar godet, portieri shpëton në korner, të cilin Naseri e kroson në zonë ky aty ishte i palodhshmi kapiteni ynë Bajram Salihu i cili u shkëput më së larti dhe shënoi në kënd.

3:1 minuta e 64-të përsëri me kokë, kësaj radhe Shpendi, pas një goditje denimi nga ana e djathtë, Jetoni kroson për mrekulli Shpendi gjendet aty duke shënuar golin e dytë me kokë në këtë ndeshje (1 andej e 1 këndej) J

4:1 minuta e 80-të Selami Isenaj dërgon veteranin në udhëtim me një pasim të gjatë J Bujari paraballon portierin dhe shënon në portën e zbrazët.

4-2 minuta e 84-të pas një pakujdesie të vogël kundërshtari ngushton rezultatin me një gjuajtje nga distanca.

5-2 minuta e 91-të Brilanti pason për mrekulli në mes të mbrojtësve, Bujari kalon portjerin dhe shënon.

5-3 minuta e 93-të përsëri një pakujdesi përfundon me gol, kurse pas pak edhe përfundoi ndeshja duke arkëtuar 3 pikë të vlefshme.

/Albsport.ch

763 total views, 5 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *