FC Dardania e Lozanës të Mërkurën fillon Kampionatin në Ligën e 2-të Interregional

Lozanë, me 16 Gusht 2016

FC Dardania e Lozanës të Mërkurën fillon sezonin e ri në Ligën e 2-të Interregional (Ndër-rajonale) në Zvicër.

Kundërshtari i parë i FC Dardanisë është FC Genolier-Begins.

Ndeshja do të zhvillohet të Mërkurën me 17 Gusht 2016, me fillim në ora 20:15, ndërsa do të luhet në Qendren Sportive të Chavannes.

FC Dardania Lozanë është klubi i katër shqiptar që garon në Ligën e 2-të Interregional, pas FC Kosovës së Cyrihut, Prishtinës së Bernës dhe Ilirisë së Solothurnit.

K.S /Albsport.ch

824 total views, 5 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *