FC Ilirida e Bernës humbjen e ktheu në fitore përballë Münsingenit

Bernë, me 14 Gusht 2016

Fillimi i Kampionatit në Ligën e 3-të të Rajonit Bern/Jura, për ekipin e FC Iliridës ishte mjaftë sfidues, interesant, por edhe i suksesshëm në fund. Në javën e parë të sezonit të ri, FC Ilirida u përballë me FC Müsingenin. Vendasit kishin epërsi prej dy golave përballë klubit shqiptar, FC Ilirdisë. Patrick Hinni në minutën e 19 dhe Matthias Hunzinger shënuan për FC Müsingenin. Por, futbollistët e FC Iliridës shfaqen shpirtin luftarak, nuk u dorëzuan dhe nisën në rikthimin e rezultatit. Peter Adamisin në minutën e 38 e shënoi golin e parë për FC Iliridën dhe me rezultat 2:1 u përmbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë e bëri përmbysjen e rezultatit. Gzim Islami në minutën e 52 e barazoi rezultatin në 2:2, ndërsa Astrit Munishi e vulosi fitoren e Iliridës në minutën e 75-të.

Janë këto tre piket e para të FC Iliridës në sezonin 2016/17.

K.Selimi /Albsport.ch

640 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *