“Shqiponjat” e Ilirisë së Solothurnit kualifikohen në raundin e dytë të Kupës së Zvicrës

Solothurn, me 14 Gusht 2016

FC Iliria e Solothurnit është kualifikuar në raundin e dytë të Kupës së Zvicrës në futboll. Në ndeshjen e raundit të parë, FC Iliria ka mundur me rezultatet 0:2 ekipin e FC Grenchenit.

Sfida e ardhshme mund te jete FC Basel ose YB Young Boys Bern.

“Me gjithë temperaturën e lartë, pjesa e pare u karakterizua nga një ritëm i lartë. Te dy ekipet kërkonin golin e parë me ngulm. Rastet nga të dy ekipet ishin të shumta. FC Grenchen mundohej të dominonte lojën, por FC Iliria qëndronte taktikisht shume mirë, pa i lenë hapësirë kundërshtarit. Në minutën e 14 Demiri mbas pasit te Biancos u gjend i lirë 10 metra para portës dhe me goditjen direkte ngjitur me shtyllën mund të kishte shënuar. Nga ana tjetër, Grenchen pati mundësi te shënonte nëpërmjet Alimusaj dhe Ressil ne minutat 7, 32 dhe 35. Një gabim katastrofal i mbrojtjes se Grenchen ne 43 minute, e gjeti Elezin të vetëm përballë portierit ne zonën e 16 metereshit. Reagimi i mire i portierit beri te mundur qe pjesa e pare te mbyllej me rrjeta te paprekura”, thotë ekskluzivisht për Albsport.ch dhe Radio Vala, Menaxheri dhe Përgjegjës për marrëdhënie me mediat i FC Ilirisë, Ardit Sadikaj.

“Pjesa e dyte hapet me golin e shpejte te Ilirisë. Në minutën e 47, Elezi marshon i vetëm në krahun e majtë dhe me një pasim perfekt në zone i jep mundësi Demirit të shënoje i vetëm perballë portierit. Iliria kontrollonte lojën ne çdo drejtim dhe Grenchen nuk ishte ne gjendje te reagonte. Taktika e gabuar p[r te vendosur ndeshjen në pjesën e pare i kishte kushtuar Grenchen shume energji. Rastet për Ilirinë ishin te shumta dhe rezultati mund te ishte edhe me i thellë. Kështu në minutën e 73 ishte përsëri Elezi që i vetëm në krahun e majtë të zonës kundërshtare shënon golin e dyte, që ishte njëkohësisht dhe rezultati përfundimtar. Një paraqitje e mire në çdo repart faktikisht”, thekson Ardit Sadikaj, Menaxheri dhe Përgjegjës për marrëdhënie me mediat i FC Ilirisë, Ardit Sadikaj.

Me date 17/18 shtator zhvillohen ndeshjet e turit te dytë të Kupës së Zvicrës ku FC Iliria përballet me kundërshtarë të fortë në bazë te shortit që hidhet të martën e ardhshme.

“Është sfide e vështirë, por ne përgatitemi për te bere një paraqitje sa me dinjitoze përballë ekipeve profesioniste. Sfida e ardhshme mund te jete FC Basel ose YB Young Boys Bern”, thotë Sadikaj.
Paralel me Kupën është sfida e Ligës së Dytë Interregjional ku FC Iliria debuton këtë vit.

“Java e parë është zhvilluar tashme këtë fundjavë, ku Iliria për arsye të Kupës së Zvicrës e zhvillon ndeshjen e pare të mërkurën 17.08.2016, 20.00, ne Solothurn. Është derbi tjetër kantonal me kundërshtar FC Olten”, deklaroi Ardit Sadikaj, Menaxher dhe Përgjegjës për marrëdhënie me mediat i FC Ilirisë

FC Iliria : Obrecht, Thaqi, Corti(40`Raimi), Sulejmani, Jahiu©, Mustafaj, Januzaj, Sadriji(75`Haziri), Demiri, Elezi, Bianco.
Golat : 47`Demiri, 73`Elezi

FC Iliria siguroi pjesëmarrje në Kupën e Zvicrës pasi që sezonin e kaluar e fitoi Kupën e Kantonit të Solothurnit.

K.Selimi /Albsport.ch

416 total views, 2 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *