Futbollistja Florijana Ismaili edhe sezonin 2016/17 në Young Boys Bern

Bernë, me 13 Gusht 2016

Futbollistja më e mirë shqiptare në Zvicër, por edhe më gjerë Florijana Ismaili edhe në sezonin 2016/17 do të luaj në ekipin Young Boys-it të Bernës, në Ligën A Nacionale zvicerane.

Në një deklaratë ekskluzive për Albsport.ch, Florijana Ismaili thotë se synimi i saj është këtë sezon është të jetë pjesë e rëndësishme e klubit, në misionin për të qenë një nga katër ekipet më të mira në Ligë.

“Edhe këtë sezon do të luaj për YB. Këtë sezon presim të jemi edhe më të fortë se vitin e kaluar, sepse i kemi pasur trajnimet e mira edhe e kemi një trajnere të tre, që na jep shumë motivim edhe shumë kënaqësi për me luajtur top. Me ekipin dëshirojmë të jeni nder 4-r ekipet e mira. Edhe për veti dua me shënuar më shumë gola se vjet dhe dua të jem pjesë ma e rëndësishme në ekip, e me dhënë më shumë”, tha ekskluzivisht për Albsport.ch, futbollistja Florijana Ismaili.

Florijana Ismaili është sulmuese dhe sezonin e fundit 2015/16 për ekipin e YB ka shënuar 13-të gola.

/K.Selimi/Albsport.ch

804 total views, 5 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *