Florent Hadergjonaj kalon në Bundesligë te Ingolstadt

Përshëndetje miqtë e mi. Dua së pari të ju njoftoj se unë kam marrë një vendim dhe tani jam pjesë e skuadrës gjermane Ingolstadt, skuadër e cila më ka kërkuar me çdo kusht dhe po e realizoi ëndrrën time për të luajtur në Bundesliga.

Dua të falënderoj ish-klubin tim BSC Young Boys për një kohë të pa harrueshme dhe për rritjen time si lojtar. Kjo fazë e jetës në BSC YB nuk do të harrohet kurrë nga unë dhe do të jem një mbështetës i verdh e zinjve.

Kam menduar shumë kohëve të fundit dhe kam ndjerë se ishte koha e duhur për tu larguar. E falënderoj familjen time, menaxherët e mij, shoqërinë, tifozët, trajnerët dhe të gjithë fansat e mi për përkrahjen e madhe. Do të mundohem të ju bëjë edhe më shumë krenar. I juaji Florent Hadergjonaj. #FH

/Albsport.ch

818 total views, 5 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *